Trofeu i FA Cup mund të mos mjaftojë për Ten Hag, Tuchel pret te dera

Një jetë në fije të perit për Erik Ten Hag. Trajneri i Manchester United, që kur ka ardhur si trajner i klubit anglez, ka qenë gjithmonë në dyshim për disa rezultate që nuk janë cilësuar si të kënaqshme. Megjithatë, në sezonin e tij të parë në krye të “Djajve të Kuq”, ai arriti një vend të tretë, por në atë që po përfundon këto ditë Man. United e mbyll në vendin e tetë me 14 humbje në Premier League. Shumë për një klub të lavdishëm anglez.

Gjithsesi, ka një mënyrë për të shpëtuar sezonin. Nesër, në Wembley, United do të dalë në fushë për finalen e FA Cup, përqendrimi është tërësisht te trofeu dhe fakti që pretendentët janë kushërinjtë e City-t, të cilët sapo kanë fituar Premier Ligën e tyre të katërt radhazi. Trajneri holandez do të jetë nën vëzhgim në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për klubin.

Tuchel, te dera

Sipas “Guardian”, nëse Ten Hag shkarkohet, alternativa e parë për zëvendësimin e holandezit është Thomas Tuchel, i cili sapo është larguar nga Bayerni i Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close