Tripleta në fanellën e kombëtares, Lionel Mesi barazohet me Kristiano Ronaldon

Lionel Mesi ka barazuar rekordin e Kristiano Ronaldon-s, për sa i përket numrit të tripletave të shënuara në fanellën e kombëtareve në paraqitjet ndërkombëtare.

Sulmuesi 37-vjeçar shënoi tri herë në ndeshjen kundër Bolivisë (6:0) në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që është tripleta e tij e dhjeta në kombëtaren e Argjentinës.

Prej tyre 3 ishin në ndeshje kualifikuese për Botërorin, një në Kupën e Amerikës dhe 6 në ndeshjet miqësore.

Në anën tjetër Kristiano Ronaldo, ka 10 tripleta (tri gola) në kombëtaren e Portugalisë. Prej tyre, një është në turneun final të Botërorit 2018, 5 në ndeshje kualifikuese për Botërorin, 3 në Eurokualifikime dhe një herë në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close