Trapanovski: Edhe pse jemi shpallur kampion, shkojmë për ti fituar të gjitha ndeshjet

Kampioni i ri, Shkupi pasditen e kësaj të shtune do të jetë mysafir i Bregallnicës në Shtip për ndeshjen e xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor.

Para kësaj sfide nga tabori bardheblu ka folur, Kristijan Trapanovski.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje si për të gjithë ndeshjet tjera në mënyrë profesionale edhe pse tani më jemi shpallur kampion. Sigurisht që skuadrën e Bregalnicës e respektojmë, por përseri mendoj që ndeshja do të varet nga ne. Ne do të japim më të mirën tonë për ti fituar gjithë ndeshjet e ngelura, duke filluar nga dita e shtunë kundër Bregalnicës”, tha Trapanovski.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Shtipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close