Shkëndija në Tetovë do të pret Rabotniçkin në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Të përzgjedhurit e Artim Shaqirit nuk kanë drejt gabimi për të mos rrezikuar pozitën e Europës dhe me çdo kusht do të kërkojnë tri pikët përballë skuadrës nga kryeqyteti, e cila do të udhëtojë për në Tetovë pas dy humbjeve rresht në kampionat.

“Tani kur i afrohemi fundit të kampionatit çdo ndeshje është e rëndësishme. Në ndeshjen e fundit e dominuam totalisht kundërshtarin dhe fatmirësisht edhe në finalizim ishim konkretë duke shënuar tre gola. Kampionati bëhet edhe më i ngjeshur për shkak se gjatë mesjavës do të kemi ndeshje tjetër të rëndësishme në transfertë. Por skuadra është mirë e përgatitur dhe me motivacion të lartë presim të futemi në këto ndeshjet e fundit që kanë ngelur deri në përfundim të kampionatit. Ndaj Rabotniçkit presim të marrim trepikëshin dhe pastaj të vazhdojmë më tej me ecurinë e fitoreve”, ka thënë Egzon Bejtullai.
Shkëndija – Rabotniçki luhet pasditen e sotme në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 17:00.

