Muriqi kompletoi huazimin te skuadra spanjolle dje para se të mbyllet afati kalimtar dimëror.

I pyetur për transferimin e Muriqit, Garcia tha se e kanë transferuar, sepse fizik të tillë nuk kanë në skuadër.
“Erdhi që të na jep fizikun që nuk mendoj që e kemi në skuadër”.
I pyetur për ndeshjen e radhës, tekniku spanjoll tha se nëse Muriqit i plotësohen dokumentacioni, atëherë do e lejojnë të jetë nga minuta e parë.
“Ideja ime është që Gio dhe Muriqi të jenë, por dokumentacioni po mungon. Do të mbështetëm te ta, nëse do jenë gati dhe ndoshta nga fillimi”.
Nesër, Mallorca do zhvillojë takimin në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Rayo Vallecano./Lajmi.net

