Argjentinasi, gjatë një deklarimi bërë së fundi, ka pranuar se nëse do të rikthehej në Evropë, do të dëshironte t’i bashkohej West Hamit, para se të zbulonte se po nënshkruante një kontratë të re me Bocca Juniors.

Lojtari që ka fituar deri në 38 milionë euro në sezon sa ishte pjesë e futbollit në Kinë, ka vendosur që të hyrat nga kontrata e re me Bocan, t’i dhurojë për bamirësi.
“Të ardhurat nga kontrata që më ka ofruar Bova, unë do t’i dhuroj të gjitha për bamirësi një organizate jofitimprurëse”, ka deklaruar Tevez, përcjell lajmi.net.
Tevez gjatë karrierës së tij, ka veshur fanellat e skuadrave si West Ham United, Manchester United, Manchester City dhe Juventus./Lajmi.net/

