Tensionet Ukrainë – Rusi,  UEFA konsideron të ndryshojë stadiumin e finales së Ligës të Kampionëve

Tensionet e mëdha vazhdojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, me dy shtetet që momentalisht nuk mendojnë për t’u tërhequr. Ky tension i madh mes dy shteteve ka ndikuar edhe në sport, me finalen e Ligës së Kampionëve që mund të ndryshojë destinacion.

Finalja e Ligës së Kampionëve që do zhvillohet me 28 maj, është paraparë të zhvillohet në “Saint Petersburg”, por shkaku i tensioneve mes dy shteteve kjo gjë do ndryshojë.

Mediumi francez, RMC Sport, raporton se UEFA nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt mes shteteve, prandaj do e ndryshojë destinacionin ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Raporti shton se “Wembley” është duke u konsideruar si destinacioni më i duhur që të zhvillohet kjo finale, por nuk është ende asgjë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close