Një tjetër episod i diskutueshëm në sezonin e Manchester United. Pasi u zëvendësua në pjesën e parë në barazimin kundër Bournemouth (2-2), Alejandro Garnacho i pëlqente postimet në Twitter, që kritikonin vendimin e Erik ten Hag për të larguar argjentinasin.

Komentet vunë në dukje gjithashtu frikën e trajnerit të “Djajve të Kuq” për të “zhgënjyer lojtarët më të paguar të ekipit”. Argjentinasit i ‘pëlqejnë’ dy publikime të Mark Goldbridge, tifoz i Manchester United dhe YouTuber.
“Garnacho ka qenë një nga lojtarët tanë më të mirë këtë sezon. Ai pati një pjesë të parë të dobët, por heqja e tij në pjesën e parë dhe duke e bërë problem atë është një shaka. Shumë njerëz bëjnë më keq javë pas jave dhe vazhdojnë në fushë,”- lexohet në komentin e parë.
E dyta synon drejtpërdrejt trajnerin holandez. “Në mënyrë delikate, Ten Hag fajësoi Garnacho në konferencën pas lojës. Nuk duket mirë të dërgosh për një lojtar 19-vjeçar nën autobus. Ai ka frikë të mërzitë ata që fitojnë më shumë para”,- thotë YouTuber, në një koment tjetër i vlerësuar nga Garnacho.
Pas ndeshjes, Ten Hag u përgjigj se do të duhej më shumë intensitet në anën e djathtë të “Djajve të Kuq”, kur u pyet për vendimin për largimin e anësorit argjentinas.

