Të shtunën “Arben Bajrami” luan ndeshjen për titullin e kampionit

Skuadra e futsallit Arben Bajrami të shtunën do të përballet me ekipin Kegi Mob nga Velesi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Dytë të futsallit vendor. Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Arben Bajramin që kërkon titullin këtë sezon dhe inkuadrim ne elitën e futsallit.

Për momentin skuadra nga Velesi mban kryesimin në renditjen tabelare me 3 pikë më shumë ekipi shqiptar, ndërsa me fitore eventuale të Arben Bajramit, këta të fundit marrin kreun, duke rritur gjasata më shumë për titullin e kampionit.

Ndeshja Arben Bajrami-Kegi Mob luhet të shtunën në palestrën e sportit “Enver Idrizi” në Çair, duke nisur nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close