Të hënën, më 13 nëntor, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Anglisë në arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje do të kushtojë nga 400 dhe 600 denarë.
Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Angli do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets me prezencë fizike të blerësve.
Një biletë për ndeshjen kërkohet edhe për fëmijët, pavarësisht nga mosha e tyre.

