Duke ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe paralel me vazhdimin e kontratave me futbollistët standard, drejtuesit e Shkëndijës mendojnë edhe për talentët e shkollës së futbollit. Në këtë drejtim kuqezinjtë tetovarë kanë firmosur kontratë profesionale me 16-të vjeçarin, Dashmir Elezi. Bëhet fjalë për një prej talentëve më premtues që ka prodhuar shkolla e futbollit kuqezi, sulmues qendre që gjendet mirë edhe në krahë dhe si gjysmësulmues dhe anëtar i rregullt i përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe Elezi ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, duke u lidhur me kuqezinjtë deri verën e vitit 2024.


