Tagliafico zemërthyer, tregon se Ajaxi ia mohoi realizimin e ëndrrës së tij

Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, por një gjë e tillë nuk ndodhi në merkaton e janarit.

Argjentinasi ka thënë se është ëndërr e tija paraqitja me Barcelonën, por thotë se skuadra e Ajaxit nuk e ndihmoi ta bënte ëndrrën realitet.

“Kjo ishte një mundësi unike. Të kisha mundësinë të shkoja te një top skuadër si Barcelona”, ka thënë Tagliafico, transmeton lajmi.net.

“Për mua ishte një mundësi e ëndrrave dhe ata (Ajax) nuk më ndihmuan”, shtoi argjentinasi.

Barcelona ishte në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe Tagliafico ishte i identifikuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close