Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri takime interesante

Tri përballje mjaft interesante luhet sot në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

Drita e pret në shtëpi Drenicën, të dyja ekipet janë duke luftuar për pozitat e para, andaj pritet një ndeshje interesante.

Feronikeli përballet me Malishevën, këto dy skuadrat gjenden në fundin e tabelës momentalisht dhe sot kanë objektiv vetëm fitoren.

Dueli i radhës që luhet është ai mes Ulpianës dhe Gjilanit, dy ekipet po kalojnë në formë pozitive ndeshjet e fundit dhe pritet një sfidë e luftuar deri në fund.

Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 13:00. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close