Xavi Hernandez pak ditë më parë mori stolin e trajnerit të Barcelonës, dhe duket që menjëherë ka treguar efekte pozitive në stërvitje, transmeton lajmi.net.

Presidenti i klubit, Joan Laporta tha se ndihet i lumtur të shoh Xavin duke stërvitur ekipin.
“Më jep një gëzim të madh të dëgjoj Xavi duke folur dhe ta shikoj atë duke stërvitur ekipin”.
“Kam ndjenjën se kjo do të shkojë shumë mirë. Kam besim që do të marrim fitore ndaj Espanyolit”, tha Laporta.
Xavi do të debutojë sonte si trajner i Barcelonës në sfidën ndaj Espanyolit që luhet nga ora 21:00.
Barça momentalish ndodhet në vendin e nëntë në tabelë me 17 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura. /Lajmi.net/

