Florian Marku sonte synon të mbrojë titullin e kampionit në IBF

Florian Marku sonte do të ndeshet në ring me francezin Jorick Luisseto, shkruan lajmi.net.

Ky meç zhvillohet në Wembley në “SSE Arene” dhe pritet të fillojë rreth orës 21:00-22:00.

Marku është shprehur shumë optimist në konferencën para mediave dhe është i motivuar në maksimum që të mbrojë titullin IBF.

Në karrierën e tij Marku ka nëntë fitore e një barazim, kurse Jorick Luisseto ka fituar 11 meçe ndërsa ka humbur dy.

Marku u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqipar ta përkrahin në Wembley dhe të marrin flamurin shqiptar me vete. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close