Super gol i Valon Et’hemit në humbjen e Istanbulsporit

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka shënuar gol në disfatën e skuadrës së tij Istanbulspor nga Erzurumspor me rezultatin 3:1. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 10-të, kur Ethemi shfrytëzon një gabim të mbrojtjes kundërshtare dhe me një goditje jashta zonës i jep përkohësisht epërsinë skuadrës së tij. Vazhdimi i takimit foli për vendasit të cilët shënuan 3 gola, me anë të Malle, Tozlu dhe Hasek. Për Ethemin ky është goli i dytë që shënon në Ligën e Parë të futbollit të Turqisë.

https://fb.watch/9HcJ7mV91k/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close