Ish anëtari i Liverpool, i cili tashmë aktivizohet me skuadrën e Barcelonës, Luis Suarez, ka uruar ish skuadrën e tij.

Suarez ka thënë se është i lumtur për Liverpool, pasi këta të fundit mbrëmë janë shpallur kampionë të Premierligës.
“Jordan dhe të gjithë lojtarët e Liverpoolit – jam shumë i lumtur për ju dhe familjet e juaja, dhe për njerëzit që punojnë për Liverpool, dhe tifozët e Liverpool”, ka thënë Suarez.
“Shpresoj të shijoni këtë herë sepse ishte futboll i mahnitshëm nga Liverpool. Jeni kampionët”, ka shtuar uruguaiani.
Suarez ishte shumë afër të fitonte një trofe me Liverpool, por skuadra asokohe dështonte në xhirot e fundit.

