Suad Sahiti: Në futboll nuk ka dorëzim, kemi ardhur për të luajtur lojën tonë

Shkupi dhe Levski do të përballen nesër në Sofje të Bullgarisë për ndeshjen e dytë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Para kësaj sfide ka folur njëri nga futbollistët që erdhi këtë verë te Shkupi, Suad Sahiti.

“Mirë nga ndeshja e parë të jem i sinqertë e dimë të gjithë që nuk ishte një rezultat real, luajtëm ndeshje të mirë, kishim raste të mira për të shënuar gola, por nuk ndodhi një gjë e tillë, por ky është futbolli. E dimë se na pret një ndeshje e mirë nesër, duhet të jemi të fokusuar për këtë përballje dhe normalisht në futboll asnjëherë nuk duhet dorëzuar, kemi ardhur për të luajtur futboll të mirë, kështu që jemi gati”, ka thënë Sahiti.

Ndeshja Levski – FC Shkupi do të luhet në stadiumin  “Georgi Asparuhov” të enjten me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close