Futbollisti kosovar i cili angazhohet në radhët e Baselit në Zvicër, Edon Zhegrova, është njëri nga lojtarët me driblimet më të suksesshme në Evropë kur bëhet fjalë për lojtarët që janë nën moshën 23 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Sipas një statistike nga “Football Wonderkids” në rrjetin social Twitter, Zhegrova figuron në pozitën e dytë sa i përket driblimeve të suksesshme në Evropë.
Ai lë pas emra si, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Kilyan Mbappe.
Vetëm ganezi, Kamaldeen Sulemana ka kompletuar më shumë driblime sesa Zhegrova, ganezi renditet në pozitën e parë me 76 driblime, ndërsa Zhegrova në pozitën e dytë me 72.
Rashford mban pozitën e gjashtë me 66 dhe Mbappe në pozitën e shtatë me 64, ndërsa Sancho në pozitën e tetë me 63.
Lista e plotë e lojtarëve me driblimet më të sakta në Evropë nën moshën 23 vjeçare./Lajmi.net/
Most Dribbles Won, U23s in Europe:
Kamaldeen Sulemana – 76
Edon Zhegrova – 72
Romain Faivre – 70
Ludovic Blas – 69
Matheus Cunha – 67
Marcus Rashford – 66
Kylian Mbappé – 64
Jadon Sancho – 63
Jeremy Doku – 59
A.Lookman – 58
K.Kvaratskhelia – 58 pic.twitter.com/sl8m32OYd2
— Football Wonderkids (@fbwonderkids) February 24, 2021


Kamaldeen Sulemana – 76
Edon Zhegrova – 72
Romain Faivre – 70
Matheus Cunha – 67
Marcus Rashford – 66
Jeremy Doku – 59
K.Kvaratskhelia – 58