Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona po e demolon Celtan pas pjesës së parë (VIDEO)

“Blaugranasit” janë në avantazh prej 3-0 pas pjesës së parë.

Golat për vendasit gjatë kësaj pjese u shënuan nga Fati (5′), Busquets (18′) dhe Depay (33′).

Konfirmimi i Xavit si menaxher i ri i Barcelonës duket se i ka motivuar futbollistët e klubit katalanas, duke shpërthyer gjatë këtyre 45 minutave të parë.

Lajmi i keq për ‘blaugranasit’ në këtë ballafqim është lëndimi i realizatorit të parë të ndeshjes, Fati, i cili u largua në fund të pjesës së parë nga fusha, dhe mbetet të shihet nëse do të mund të jetë i aftë për tu kthyer në pjesën e dytë apo jo.

Për të parë golin e Fatit – VIDEO

Për të parë golin e Busquets – VIDEO

Për të parë golin e Depay – VIDEO

/Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close