Derbi lokal i Tetovës i ka takuar Shkëndijës e cila mund Renovën me rezultat minimal 1:0. Në fakt fillimi i takimit kur Shkëndija fitoi penalti dhe Renova mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Xhelil Abdulla, si dhe asaj ndeshje të Kupës ditë në parë kur kuqezinjtë fitonin 5:0 paralajmëruan tjetër goleadë të Shkëndijës, por në fakt gjërat nuk shkuan ashtu. Guri nuk shënoi nga pika e bardhë, por përmirësoi gabimin në minutën e 23-të kur pas asistit të Elezit realizoi për 1:0. Çuditërisht në vazhdim nuk u ndje epërsia numerike e kuqezinjëve dhe deri në fund rezultati mbeti 1:0 me Shkëndijën që shkurton diferencën me skuadrat e kreut, posaçërisht humbjes së Shkupit.

Pas 6 fitoreve radhazi, FC Shkupi shijon humbjen, pasi sot u mposht nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultatin 2:1. Finalizimet e Adem dhe Filipovskit i dhanë fitoren Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa golin e nderit për bardhekaltrit e Çairit e shënoi Gjorgjievski.
Triumfon edhe Struga Trim Lum, pasi mposhti Pelisterin me rezultatin minial 1:0, ndërsa golin e fitores për miqtë e realizoi Maleski.
Në ndeshjet tjera Akademia Pandevi triumfoi ndaj Rabotniçkit me rezultatin 3:0, Tikveshi fitoi 2:1 Borecin, ndërsa Bregallnica mundi Skopjen me shifrat 2:1.
Rezultatet e xhiros së 13-të:
Renova-Shkëndija 0:1
Makedonija Gj.P.-Shkupi 2:1
Pelisteri-Struga T&L 0:1
Rabotniçki-A. Pandev 0:3
Bregallnica-Skopje 2:1
Tikveshi-Boreci 2:1

