Spahiu: Më gëzon goli i parë me Shkëndijën, do të shënoj edhe shumë tjerë

Sulmuesi anësor Sebastjan Spahiu të dielën shënoi golin e tij të parë në fanellën e Shkëndijës, duke vulosur fitoren 1:0 ndaj Tikveshit në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë.

Goli i 25-vjeçarit në minutën e 36-të, pas asistit të Latifit, ishte vendimtar dhe i dha Shkëndijës tri pikë të plota. Për 74 minutat që qëndroi në fushë, Spahiu u dallua me lëvizje të shpejta dhe dëshirë për të bërë diferencën. Sebastjan Spahiu ka folur për median e Shkëndijës duke shprehur kënaqësinë e hapjes së “llogarisë” së golave në fanellën kuqezi. 

Sigurisht më gëzon shumë ky gol i parë me Shkëndijën, por ju siguroj se është vetëm një nga shumë gola që do të pasojnë. Jam pranuar shumë mirë në skuadër, kemi një grup të shëndoshë dhe më e mira ende nuk ka ardhur. Ndaj Tikveshit u ndjeva mirë, edhe pse më duhet ende pak kohë për të arritur formën optimale fizike. Pas kësaj, jam i bindur se do të tregoj akoma më shumë”, shprehet Spahiu.

Ai shton se suksesi i ekipit vjen para gjithçkaje personale dhe për këtë të gjithë duhet të punojnë shumë. 

Kemi skuadër me shumë futbollistë cilësorë dhe të gjithë jemi në shërbim të ekipit. Më rëndësi ka që fituam ndeshjen dhe fakti që goli im i solli tri pikët skuadrës më jep vetëbesim për të punuar edhe më fort në shërbim të objektivave tona sezonale”, përfundoi futbollisti nga Shkodra. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close