Sonte në Paris, ceremonia për “Topin e Artë”

Sonte në Paris të Francës do të zhvillohet ceremonia gala për ndarjen e çmimit të “Topit të Artë” që jepet nga Franc futboll për këtë vit. Favorit për të fituar këtë çmim sonte është Lionel Mesi, i cili në këtë garë është me emra si Erling Haland, Kilian Mbape, Kevin De Brujne e Karim Benzema. Pikërisht ky i fundit është fituesi i këtij çmimi në edicionin e kaluar.  Përveç “Topit të Artë” për meshkuj dhe femra, mbrëmja gala do të ofrojë edhe çmime të tjera. Do të jepet trofeu “Kopa”, që shpërblen lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç, do të përzgjidhet portieri më i mirë si dhe golashënuesi më i mirë i vitit. Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 20:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close