Sneijder i mahnitur nga Kombëtarja kuqezi: Surpriza e Europianit do të jetë Shqipëria 


Sot do të hidhet shorti për grupet e Euro 2024 dhe Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët e saj. Pas kualifikuesve që Shqipëria i mbylli në vendin e parë, kuqezinjtë renditen në vazon e dytë.

Performanca e Shqipërisë në kualifikuese ka qenë mahnitëse, ecuri e cila nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga një legjendë e futbollit si Wesley Sneijder. Ky i fundit u pyet se kush do të jetë skuadra surprizë e Europianit dhe hollandezi është përgjigjur “Shqipëria”.

Duket se Kombëtarja kuqezi nuk ka ndezur eufori dhe optimizëm tek tifozët shqiptarë, por edhe të huajt e shohin Shqipërinë si një kërcënim dhe ekip serioz në Europian.

https://www.instagram.com/reel/C0WlBQxoD4R/?igshid=ZDE1MWVjZGVmZQ==

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close