Iljazi: Me mbështetjen e publikut fitojmë Shkëndijën

Java e 17-të e Ligës së Parë zhvillohet këtë fundjavë, ndërsa FC Shkupi në këtë përballje për kundërshtar ka skuadrën e Shkëndijës nga Tetova.

Për këtë ndeshje “pëllumbat” nuk kishin kohë për pushim, pasi dhe në mesjavë në Strumicë në duelin me Gostivarin barazuan 0:0.

“E kemi parasysh se ishte një sezon mjaft i gjatë për ne, duke marrë parasysh edhe ndeshjet evropiane, pastaj jemi ende në garën e Kupës, si dhe në kampionat kemi luajtur shpesh edhe në mesjavë dhe kjo ka bërë që të harxhojmë mjaft energji. Dua të them se në ekip mbretëron atmosferë pozitive dhe të gjithë po japim maksimumin në secilën ndeshje. Të dielën në Çair e presim Shkëndijën me të cilët ndajmë pozitën e parë në renditje, por jemi përgatitur maksimalisht edhe për këtë përballje. Padyshim se ne do të kemi edhe lojtarin e 12-të, “Shvercerat” dhe uroj që tre pikët të mbeten në Çair dhe të bëjmë përsëri diferencën në tabelë”, ka thënë portieri dhe kapiteni i Shkupit, Artan Iljazi.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, shkupjanët kanë dy fitore dhe tre barazime.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të dielën në Çair me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close