Skuadra e La Ligas konfirmon dy raste të koronavirusit

Skuadra spanjolle e Deportivo Alavesit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se anëtarë të tyre kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus.

“Me rastin e testeve të kryera në emër të anëtarëve të Deportivo Alaves si rezultat i situatës aktuale të urgjencës shëndetësore, janë kryer dy teste pozitive për koronavirus”, nis njoftimi.

“Ata janë anëtarë të strukturës tekniko-sportive, dhe gjendja e tyre është e mirë”.

“Të hënën do të kryhen testet edhe për pjesën tjetër të skuadrës, dhe logjikisht seancat e stërvitjeve do të ndërpriten derisa të dihen rezultatet”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close