Sipas kësaj mediaje torineze, zikaltërit kanë përcaktuar si zgjedhje të parë për përforcimin e repartit para portierit Samir Handanoviç qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili kushton 25 milionë euro, përcjell PanoramaSport.

Alternativë e dytë është mbrojtësi i Torinos Armando, ndërsa nëse këto dy pista bien, atëherë do të synohet futbollisti i Totenhemit Jan Vertonghen.
Megjithatë, mosha e re Kumbullës dhe talenti i tij janë faktorë që e shtyjnë Interin të këmbëngulin më tepër për futbollistin e kombëtares sonë.
Ai mbetet futbollisti shqiptar më i kërkuar në merkaton e futbollit europian.

