Skenar i çuditshëm në Premier League, edhe vendi i gjashtë mund të luajë në Champions League

Bournemouthi pas fitores 3-0 ndaj Crystal Palace është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelën e Premier League, në fazën e fundit të sezonit që po prodhon një nga skenarët më të pazakontë të viteve të fundit.

Forma e mirë e skuadrës ka bërë që Bournemouthi të kalojë në renditje Brentfordin, ndërsa zhvillimet aktuale në tabelë po krijojnë mundësi që edhe vendi i gjashtë të sigurojë pjesëmarrje në UEFA Champions League, shkruan Indeksonline

Ky ndryshim lidhet me koeficientin e UEFA-s, i cili i ka dhënë Premier Leagues një vend shtesë në Champions League, duke bërë që edhe vendi i pestë të sigurohet automatikisht.

Situata bëhet edhe më komplekse në rast se Aston Villa fiton UEFA Europa League, çka do të shtonte edhe një vend tjetër për klubet angleze në Champions League.

Sipas skenarëve të mundshëm të përshkruar nga BBC-ja, ekziston edhe një situatë ekstreme ku rezultatet e raundit të fundit mund të ndikojnë që një humbje e kontrolluar në ndeshjen finale të jetë e mjaftueshme për kualifikim në garën elitare.

Skandal i mundshëm në Premier League. A do të humbasin qëllimisht për të luajtur në Ligën e Kampionëve?

Në total, numri i klubeve angleze që mund të kualifikohen në garat evropiane sezonin e ardhshëm mund të shkojë deri në tetë apo edhe dhjetë, varësisht nga fituesit e kompeticioneve evropiane dhe renditja përfundimtare në kampionat./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close