Anderlecht fitoi 2-1 në ndeshjen e së shtunës në Bruksel, falë golit të Andres Dreyer në minutën e 90-të +1.

Klubi flamand i Genk është i tërbuar pas polemikave për penalltinë e humbur nga lojtari i tyre Bryan Heynen në minutën e 23-të. Ai ka njoftuar nëpërmjet një deklarate, se ka paraqitur një ankesë në departamentin e arbitrazhit profesional (PRD).
“Në ndeshjen e së shtunës kundër Anderlechtit, ekipi i arbitrave mori një vendim të gabuar, pas një faze penalltie. Sipas rregullave, kjo penallti duhej të ishte ekzekutuar sërish”,- kanë thënë nënkampionët e Belgjikës, sipas Agerpres.
“Genku ka bërë ankesë në Departamentin e Gjyqtarëve Profesionist lidhur me këtë çështje. Zbatimi i mirë i rregullores dhe riluajtja e ndeshjes janë të vetmet vendime të sakta në këtë rast”,- shkruhet në kërkesë.
Në renditje, Genk është në vendin e 7-të, me 31 pikë pas 19 etapash, 16 pikë prapa liderit Union Saint-Gilloise. Anderlecht është në vendin e dytë me 8 pikë prapa Unionit.

