Ngjarje e pabesueshme në Holandë, sulmuesi Tim Pieters i bëri 12 shokët e tij me 11 mijë euro më të pasur!

Shënuesi i dy prej tre golave ​​të USV Hercules, në fitoren befasuese kundër Ajax, sulmuesi Tim Pieters atë ditë pas ndeshjes u largua me një llogari bankare më të mbushur.

Me 11.265 euro shtesë, për të qenë më të saktë. Dhe jo vetëm ai, por edhe 12 miqtë e tij me të cilët ndan një shtëpi në Utrecht, ku është student i drejtësisë.

Për shkak të këtij dueli me gjigantët e Amsterdamit, shokët e shtëpisë së lojtarit të USV Hercules vendosën të tregonin besimin e tyre në aftësitë e tij dhe secili prej tyre vendosi një bast me 15 euro, që sulmuesi do të shënonte në atë ndeshje.

Shanset ishin 1:751, por Tim ia arriti qëllimit, madje shënoi dy gola, të cilët i garantuan menjëherë shumën mbresëlënëse prej 11.265 eurosh. Për të, por edhe për 12 miqtë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close