Mbappe e ka marrë vendimin, 6 muaj para përfundimit të kontratës së tij me PSG-në!

Pasi njoftoi vitin e kaluar, se nuk ka ndërmend të vazhdojë më te PSG pas verës së 2024-ës, ka qarkulluar opsioni i largimit të sulmuesit para përfundimit të kontratës, pasi sheikët do të donin të mblidhnin një shumë parash, në këmbim të tij.

Në fund, pavarësisht se nuk pranoi propozimet e përsëritura të shefave parizienë për një angazhim të ri, Kylian Mbappe ka zgjedhur të qëndrojë te PSG deri në fund të sezonit aktual, raporton “L’Equipe”.

Lajmi i marrë nga sulmuesi mund të përfaqësojë një plus, në aspektin futbollistik, dhe një minus të madh në aspektin financiar për Paris Saint Germain.

Mbappe e ka marrë vendimin, 6 muaj para përfundimit të

Edhe pse ata do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kontributi i Mbappe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ku ata mund të sulmojnë sërish Champions League, ndërkohë që tani ekziston një rrezik i madh për PSG-në, që futbollisti të largohet nga kryeqyteti francez pa tarifë transferimi. verën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close