Një skenë skandaloze ka ndodhur ndërmjet futbollistëve të gjigandit turk, Gallatasaraj. Qendërmbrojtësi i këtyre të fundit, Markao u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me kokë shokun e tij të skuadrës Kerem Akturkollu gjatë ndeshjes së tyre të parë të sezonit të hënën në mbrëmje kundër Giresunsporit. Markao duket se u provokua nga Akturkollu sapo Galatasaraji shënoi golin e dytë të ndeshjes. Si përgjigje ndaj kësaj, Markao shkoi në mënyrë agresive drejt shokut të tij të skuadrës dhe filloi ta godite me grushte derisa lojtarët tjerë reaguan për të shmangur përplasjen e më tutjeshme. Markao është vlerësuar si lojtarë i rëndësishëm i Gallatasarajit, por pas këtij episodi, e ardhmja e tij në Turqi mbetet në dyshim. Gjithsesi kjo skenë skandaloze nuk ndikoi në rezultatin e lojës, pasi Gallatasaraji e fitoi ndeshjen me rezultat 2:0.

Galatasaray’ın Brezilyalı stoperi Marcao, saha için takım arkadaşı Kerem Aktürkoğlu’nu dövdü! @panenkasports‘u takip edin. pic.twitter.com/3ZNRN3ts6E
— Panenka Video (@panenkavideo) August 16, 2021

