Aventura e tij te Shkupi nuk zgjati shumë, por Bujar Shabani ka gjetur menjëherë ekipin që do ta vazhdojë karrierën e tij. Ish-futbollisti i Shkupit, do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës dhe do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës së Dukagjinit.

Ekipi nga Klina ka arritur marrëveshje me Bujar Shabanin. Lajmin për transferimin e Shabanit e ka bërë të ditur vetë klubi i Dukagjini përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
Shabani së fundmi ishte pjesë e Shkupit ku u paraqit edhe në Ligën e Konferencës. Mesfushori sezonin e kaluar ishte pjesë e Dritës ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Feriazajin, Feronikelim dhe Skënderbeun e Korçës.

