Vetëm një natë pas fitores mbresëlënëse 1:0 ndaj kampionëve të Rumanisë, FCSB, kuqezinjtë rikthehen në fushë.

Sot (e mërkurë), nga ora 18:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, Shkëndija zhvillon një ndeshje miqësore ndaj Rabotniçkit të Shkupit, një test që vjen me synimin për t’u dhënë minuta futbollistëve që nuk u aktivizuan mbrëmë ose kanë pasur më pak hapësirë gjatë përgatitjeve.
Trajneri Jeton Beqiri kërkon të mbajë në ritëm të gjithë grupin, ndërsa Rabotniçki, pjesëmarrës në garat evropiane këtë verë, do të jetë një kundërshtar ideal për këtë provë.

