Sirena arabe për Valon Ethemin 

Dje interesim nga Fenerbahçe, sot nga Arabia Saudite. Me shumë gjasa e ardhmja e Valon Ethemit është larg Istanbulsporit. Edhe pse dje zhvilluan ndeshjen e parë të sezonit në Superligën e Turqisë dhe Ethemi ishte titullar në ndeshjen ndaj Konjasporit që përfundoi me barazim 1:1, gjithsesi ai pritet të largohet nga Istanbulspori. 

Paraqitjet e tij të mira kanë shfaqur interesim nga shumë klube të ndryshme, madje edhe nga gjigand si Fenerbahçe e më herët edhe Gallatasaraji. Por, informacionet e fundit siç mëson ekskluzivisht “Sportmania” thonë se destinacioni i radhës për Valon Ethemin është Arabia Saudite. 

Istanbulspori ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite dhe janë dakord për ta shitur kartonin e futbollistit shqiptar, përderisa edhe vet tetovari dëshiron transferimin në tokën arabe, aty ku shumë yje këtë verë vendosën ta vazhdojnë karrierën. 

Mbetet të shihen dhe të vendosen detajet e fundit për ta mbyllur marrëveshjen, me Valon Ethemin që të bëhet një shqiptar tjetër që do të luaj në Arabi./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close