Silvinjo e nis me 3 mungesa, Daku në formacionin titullar të Shqipërisë

Trajneri Silvinjo kishte 3 mungesa në seancën e parë stërvitore, që u zhvillua në orën 16:00. Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, Qazim Laçin dhe Nedim Bajramin, që janë bashkuar me grupin në mbrëmje. Fillimisht në fushë ka dalë stafi teknik, më pas ishte Hysaj, Asllani dhe Balliu të cilët dolën të parët.

Me tej u bashkua edhe Seferi, Ramadani, Mitaj, Pajaziti dhe Hadroj, Mihaj, Abrashi, Ajeti dhe Kumbulla. Ndërkohë me grupin u bashkuan edhe tre lojtarë të Kombëtares U-21, Gjini, Rexhepi dhe Fetai. Në pjesën e dytë të seancën, u zhvillua dhe një takim miqësor ku u përfshinë lojtarë nga Shpresat dhe ekipi U-19.

Me mungesën e Gjimshitit, gjërat bëhen më “të lehta” për Silvinjon pasi qendra e mbrojtjes pritet të jetë si në ndeshjet e shtatorit, me Kumbulla-Ismajli. Ndërkohë pjesa tjetër e pa ndryshuar, me përjashtim të Dakut që pritet të zëvendësojë Rei Manaj të dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close