Silva: Do sigurohemi që Ronaldo nuk shënon ndaj nesh

“Qytetarët” do përballen me “Djajtë e Kuq” që kanë nisur të rigjejnë formën, transmeton lajmi.net.

Silva që e di sa i suksesshëm është CR7 thotë se do mundohen që të ndalojnë portugezin në ndeshjen e radhës.

“Ne do provojmë dhe të ndalim atë (Cristiano Ronaldo) dhe të sigurohemi që nuk shënon të shtunën”.

“Por, nuk jemi duke luajtur vetëm kundër Cristiano, jemi duke luajtur kundër Manchester United. Do fokusohemi në punën tonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Silva dhe Ronaldo kanë luajtur se bashku që gjashtë vite te Kombëtarja e Portugalisë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close