UEFA pas vendosi të shtyjë për vitin 2021 Kampionatin Evropian, ka kërkuar që kampionatet kombëtare të përfundojnë deri më datë 30 qershor.

Sibilia ka zbuluar se FIGC do të përpiqet të mbyll sezonin në fushë, por do të përballet me një detyrë të vështirë për të dalë me planin e duhur, pasi janë akoma të pasigurt për shtrirjen e koronavirusit.
“Ne do të bëjmë të pamundurën për të përfunduar këtë sezon në fushë”, ka deklaruar ai për Il Matino.
“Në përgjithësi, nëse do të kishim sukses deri më 30 qershor, do të ishte një mrekulli, sepse do të thotë se ne do të kemi dalë nga ky makth shumë më herët”.
“Gjithashtu, sepse shëndeti duhet të jetë prioritet mbi gjithçka tjetër”./Lajmi.net/

