Derisa hetimi po vazhdon, ish më i miri i botës po qëndron në një burg në Paraguai, përcjell lajmi.net.

Me kalimin e ditëve, më shumë detaje nga jeta e Ronaldinhos në burg janë duke u zbuluar.
Është ESPN që raporton për një hobi të befasishëm të Ronaldinhos në burg. Braziliani shpesh është duke frekuentuar një zdrukthtari, ku punojnë me dru.
Ky hobi duket se po e ndihmon Ronaldinhon të mbajë mendjen më të qetë, në këto ditë të vështira në burg./Lajmi.net/

