Ndërsa mbetet e paqartë nëse këto dy gara do të jenë në gjendje të rifillojnë, me gjithçka që varet nga evolucioni i pandemisë dhe udhëzimeve të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore në të ardhmen, ekziston një diferencë shprese që nuk do të ekzistonte nëse Kampionati Evropian do të zhvillohej në vitin 2020.

Pavarësisht nga ajo që ndodh përsa i përket koronavirusit, Barcelona është e detyruar të sigurojë ekuilibrin ekonomik për këtë sezon, përcjell lajmi.net.
Vitin e kaluar, klubi vendosi një buxhet prej 1.047 miliardë eurosh, i cili do të jetë shumë i vështirë për t’u përmbushur për momentin.
Masat e marra në përgjigje të virusit COVID-19 kanë ndaluar të gjitha aktivitetet e Barcelonës dhe kjo ka pasur një efekt tronditës sa i përket të ardhurave sepse si dyqani zyrtar i klubit ashtu edhe muzeu janë të mbyllura.
Kjo do të thotë se një humbje e rëndësishme e të ardhurave për Barcelonën, veçanërisht në një kohë të vitit në të cilën turistët zakonisht mbërrijnë në qytet.
Në mungesë të këtyre të ardhurave nga këto zona, buxheti i Barcelonës është vënë në rrezik serioz.
Pjesa tjetër shumë e rëndësishme e klubit që është prekur janë të drejtat e televizionit të krijuara si nga La Liga ashtu edhe nga Liga e Kampionëve.
Pezullimi i garave ka sjellë një pengesë serioze për Barcelonën, kështu që për këtë arsye, është e rëndësishme për Bartomeu dhe bashkëpunuesit që garat të përfundojnë përpara 30 qershorit.

