Shqipëria prezanton fanellat e reja për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë ditës ka prezantuar fanellat e reja që do t’i veshin para fillimit të takimeve për Kampionatin Evropian ‘Gjermania 2024’. Fanella kryesore që do përdoret gjatë ndeshjeve mbetet e njejta.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, nën moton ngjyrat tona, fanellat tona, FSHF ka prezantuar fanellat e reja që do t’i veshin para fillimit të takimeve.

Macron Football vazhdon të mbetet krijuesi i fanellave të kombëtares kuqezi.

Shqipëria është në grupin B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Kampionati Evropian fillon me datë 14 qershor deri më 14 korrik./Arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close