Shpëtim Duro: Kartoni i kuq ndikoi, por edhe orari i ngjeshur i ndeshjeve që kemi

Struga Trim Lum në kuadër të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor pësoi disfatë 2:0 në udhëtim te FC Shkupi, skuadër kjo që në këtë  mënyrë morri edhe kryesimin e tabelës së klasifikimit.

Trajneri i Strugës, Shpëtim Duro ka folur pas ndeshjes me Shkupin.

“Në pjesën e parë skuadra jonë ishte më e vendosur në fushë, ishtë më mirë se kundërshtari dhe kishim 2-3 mundësi për të kaluar në avantazh, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, kurse në pjesën e dytë ishte ai episodi i golit që prishi ekuilibrat, sidomos edhe kartoni i kuq ndikoi për vazhdimësinë e lojës” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro. i cili pranon se skuadra e tij po e ndjen orarin e stërngarkuar.

“Realisht ka ndikim, pasi kemi pas orar shumë, shumë të ngjeshur. Unë e kam thënë që e kemi përballuar aktivitetin me një organikë të njëjtë, megjithatë kam mendimin se ishte një ndeshje që nuk duheshe ta humbisnim” – vijoi Duro.

Ajo që dua të them, nuk ishin edhe kushtet e mira, terreni ishte në gjendje jashtëzakonisht skandaloze që nuk lejonte të luajmë futboll normalisht, kundërshtari u ambientua më mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku pas shënimit të golit e menaxhoi më mirë lojën” – përfundoi intervistën për faqen zyrtare të klubit strugan, trajneri Shpëtim Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close