Sulmuesi italian nënshkroi të premten, pak ditë më pare, me Adana Demirspor, për të cilën ka luajtur edhe në periudhën 2021-2022. Lojtari 33-vjeçar ka startuar në ndeshjen kundër Alanyaspor, në javën e shtatë të kompeticionit vendas.

Mario Balotelli shënoi një dygolësh në minutat 30 dhe 47-të, teksa Adana Demirspor fitoi 4-0. Pas këtij rezultati, skuadra ku luan italiani është ngjitur në vendin e tretë të renditjes, me 14 pikë, shtatë pikë larg liderit Fenerbahçe.
Në sezonin e kaluar, sulmuesi italian ishte i regjistruar te zviceranët e FC Sion, ku shënoi 6 gola në 19 ndeshje. Gjatë gjithë karrierës së tij, Mario Balotelli luajti për ekipe si Lumezzane, Inter, Manchester City, AC Milan, Liverpool, OGC Nice, Marseille, Brescia, Monza, Adana Demirspor dhe FC Sion.
Balotelli ka luajtur edhe 36 ndeshje dhe shënuar 14 gola për kombëtaren italiane. Ndeshja e tij e fundit për skuadrën “Azzurra” daton në shtator 2018.

