Projekti i stadiumit të Tetovës publikohet brenda dy javëve, do të kushtojë mbi 8 mln euro!

Qyteti i Tetovës dhe klubi i futbollit Shkëndija në të ardhme të afërt do të kenë një impiant modern të futbollit të kategorisë së IV-të sipas rregullave të Federatës Evropiane të futbollit UEFA. Sipas projektit që për opinion do të bëhet publik brenda dy javëve pritet të ketë një kapacitet prej 10 deri 12 mijë ulëseve me hapësira moderne për ekipet e futbolli, personat zyrtar, vende për VIP persona dhe normal edhe vende adekuate për gazetarët. Edhe pse akoma nuk ka të definuar se sa do të jetë kostoja e përgjithshme e stadiumit megjithatë një është e sigurt se shifrat do të arrijnë mbi 8 milion Euro.

Siç mëson Klan Maqedoni, në projekt janë para pa edhe dy stadiume që do të shfrytëzohen për seanca stërvitore te Qendra Sportive dhe atë një stadium me barë artificial dhe tjetri me  bare natyral, gjithashtu parashihet edhe qendër stërvitore në afërsi të fshatit Saraçin.

Të shpresojmë se në sezonin e ardhshëm të garave Evropiane të futbollit, ekipi i Shkëndijës do të jetë nikoqire  para tetovarëve dhe tifozëve të vetë që do të ishte një ndihmesë e madhe për ekipin kuqezi. Kujtojmë se ekipi i Shkëndijës deri më tani ka zhvilluar 51 ndeshje evropiane, por fatkeqësisht të ndeshjet si nikoqir i ka zhvilluara në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close