Pep Guardiola nuk është dakord dhe ngre zërin. Trajneri i Manchester City kritikoi kalendarin anglez të futbollit, shumë i ngarkuar me ndeshje.

Skuadra e tij do të luajë 7 ndeshje në 21 ditë dhe shqetësimi ka të bëjë mbi të gjitha me sfidën e Champions League kundër Real Madridit (e planifikuar për të martën, më 9 prill):
“Madrilenët kanë 9 ditë për t’u përgatitur, 9. Ata luajnë në fundjavë për La Liga dhe më pas nuk do të luajnë më deri në ndeshjen me ne. Krejt ndryshe, ne duhet të sfidojmë Aston Villa të mërkurën dhe Crystal Palace të shtunën, para se të ndeshemi me Real Madridin në Champions.
Dallimi është i madh. Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë në dispozicion, por nuk kemi mundësi…” Guardiola vazhdon: “Në Francë, PSG ka komoditet të plotë para ndeshjeve çerekfinale.
Në Portugali luhet zakonisht të premten, para Ligës së Kampionëve. Pse ne luajmë të shtunën? Pse nuk na japin një ditë shtesë pushim, kur skuadrat e tjera nuk luajnë në Evropë Përgjigja e tyre është se na paguajnë shumë para… Përfundimisht do të jemi të rraskapitur”.

