FC Shkupi aktualisht ndodhet në Ohër, ku po zhvillon fazën e parë të përgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane, derisa drejtuesit e skuadrës po punojnë rreth përbërjes së ekipit. Në mungesë të emrave të rinj të zyrtarizuar nga ana e tyre, mësojmë se pjesë e FC Shkupit në pranverë nuk do të jenë edhe dy reprezentuesit e rinj, Aleksandar Gjurkovski dhe Marko Gjorgjievski, si dhe mbrojtësi Abdul Ruatubaje.

Kujtojmë më herët nga FC Shkupi u larguan edhe Fatih Ismaili, Konstantin Çeshmexhiev, Gjorgji Stoilov, Ardit Iljazi, si dhe Omar Imeri. Këtij të fundit i përfundoi huazimi nga skuadra turke e Bodrumspor.

