Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka sjellur tri ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë. Kampionët në fuqi, Shkupi janë ndalur me barazim pa gola nga Sileksi në Çair. Ndërkohë Shkëndija ka triumfuar në transfertën në Prilep përballë Pobedës me shifra 3:1. Kuqezinjtë fituan takimin me përmbysje me dy golat e Dorievit dhe një tjetër shënoi Shala. Në ndeshjen tjetër, Tikveshi mundi Skopjen me rezultatin 2:0. Me këto tri ndeshje është mbyllur edhe xhiroja e nëntë, ndërsa xhiroja e radhës dhe e 10-ta luhet me 8 tetor.


