Shkupi kthehet i pamposhtur nga Zagrebi

Barazim historik për Shkupin në “Maksimir” të Zagrebit përballë Dinamos vendase. Kampionët e vendit zhvilluan një ndeshje të madhe kundër kampionëve të Kroacisë. Braziliani Queven da Silva dhe xhamajkani Cephas realizuan golat për ekipin shqiptar.

Kjo ishte sfida e parë e raundit të dytë në Champions League, ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet më 26 korrik në Shkup. Feston edhe Ballkani në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.

Kampionët e Kosovës mposhtën 0-4 modestët e La Fiorita (San Marino) me rezultatin 0-4. Golat e fitores për ekipin e Ilir Dajës u shënuan nga Korenica, Rrahmani (2x) dhe Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close