Shkëndija e Tetovës dhe Makedonija Gjorçe Petrovi nesër do të zhvillojnë ndeshjet e para të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës. Kuqezinjtë do të përballen me Valmeiran e Letonisë dhe ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë. Tetovarët nga dita e djeshme janë vendosur në Riga, ndërsa ndeshja Valmeira – Shkëndija luhet nesër duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë në Shkup, Makedonija Gjorçe Petrovi do të luajë ndaj CSKA Sofjes. Kjo është ndeshja e parë për skuadrën e Muharem Bajramit në këtë verë, pasi si fitues të Kupës, ndeshjet europiane në Ligën e Konferencës i nisin nga turi i dytë. Takimi Makedonija Gjorçe Petrov – CSKA Sofje luhet nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, duke nisur nga ora 17:30.


