
Sot në Vien të Austrisë është hedhur sh0rti për raundin e dytë të të EHF European Cup. Klubi i Hendbollit për femra Çair do të ketë përballë skuadrën nga Kosova, Istogun.
Kjo është hera e parë që këto dy skuadra do të ndeshen në gara zyrtare të EHF-së, teksa më herët kanë zhvilluar shumë ndeshje miqësore.
Ndryshe ndeshja e parë do të zhvillohet në Istog më 8/9 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet 1 javë më vonë në Shkup.